23 Janar 2023, 22:49
Nga F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish në lidhje me vrasjet e pazbardhura të 21 janarit të vitit 2011. I ftuar në "Opinion", Hoxha tha se predha që është gjetur në kokën e Aleks Nikës është dëmtuar me mjete të forta që të mos bëhet identifikimi i armës. Ai tha se predha është dërguar për ekspertizë në FBI dhe është riçuar në Itali.
“E kam nxjerrë si provë gazetareske, si provë juridike e vendos prokurori. Predha që është gjetur në kokën e Aleks Nikës është dëmtuar me mjete të forta që të mos bëhet identifikimi i armës, është çuar për ekspertizë në FBI dhe është riçuar në Itali. Kjo çështje për mua hetohet fare kollaj. Kur unë e gjej fare kollaj këtë provë, më duke e pabesueshme që të kesh gjithçka në dorë, polici e SHISH e të mos gjesh dot këtë provë”, tha Hoxha.
Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. 12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al
artan hoxha pergjimet e 21 janarit
Aktualitet
23 Janar 2023, 22:44
Neritan Tafa
BERAT- Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i cili ka mbajtur “peng” një emigrant për më...
Aktualitet
23 Janar 2023, 22:38
Emigrantë
BRITANI E MADHE- Një ministër britanik ka pranuar se mes 200 fëmijëve azilkërkues që rezultojnë të z...
Aktualitet
23 Janar 2023, 22:26
F.M
Aksident
ELBASAN- Një 20-vjeçar i identifikuar si Fiori Sula ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automoblistik. Ngjarja e r&...
Aktualitet
23 Janar 2023, 22:21
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish në lidhje me përgjimet e reja që siguroi për tragjedinë me kat&...
Aktualitet
23 Janar 2023, 22:19
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me audio-përgjimin që ka siguruar në lidhje me 4 të vrarët n...
Aktualitet
23 Janar 2023, 22:14
F.M
Zjarr
MEMALIAJ- Një lokal në pronësi të A. S., banues në Memaliaj ka marrë flakë dhe është djegur kë...
Aktualitet
23 Janar 2023, 21:59
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se ai bashkë me familjen e Aleks Nikës kanë kërkuar që çështja e 21 ...
Aktualitet
23 Janar 2023, 21:28
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tregoi se është pyetur për 2 orë e 30 minuta në policinë e Tiranës lidhur ...
Aktualitet
23 Janar 2023, 21:03
F.M
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se janë drejt shtetësimit të gjitha koncensionet me korporatat ndërkomb&...
Aktualitet
23 Janar 2023, 20:08
a.l
aksidenti
LEZHË- Pamjet që shihni më poshtë, vijnë nga momenti i aksidentit të rëndë që u shënua mb...