Aktualitet

Koncensioni për pasaportat, Tomorri: S'të fal Çuçi! Çfarë kanë koorporatat ndërkombëtare, i shtetëzojmë direkt

Kjo pasi, vetë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se me pasaportat do të merret vetë Ministria e Brendshme.

23 Janar 2023, 21:03 Nga F.M
Koncensioni për pasaportat, Tomorri: S'të fal Çuçi!
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se janë drejt shtetësimit të gjitha koncensionet me korporatat ndërkombëtare, po shtetësohen. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se e fundit është ajo e pasaportave me Aleat, koncension që i mbaroi afati në dhjetor të vitit 2022, por që nuk do të rinovohet. Kjo pasi, vetë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se me pasaportat do të merret vetë Ministria e Brendshme. Nga ana tjetër, Grupi i Partisë Demokratike bëri të ditur se nuk është dakord që koncesioni të ndërpritet. Sipas zëdhënëses Floriana Garo, transferimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit te Ministria e Brendshme përbën një “shtetëzim”. 

Postimi:

Gjigand jane. Ca jane keto koncesionet qe i kane korporatat nderkombetare, me te cilat nuk ndajne dot leke, i shtetezojne direkt. S'te fal Cuci per kshu punesh.  Kurse keto koncesionet qe i kane shoket e tyre ketu brenda per brenda i zgjasin nga 15-20 vjet. Aeroportin e zgjaten 13 vjet, minieren e Bulqizes 10 vjet, prit kur te fillojne me keto koncesionet e shendetesise tani.  Nejse, mire e bene kete te pasaportave se ajo fitonte nga 20 milione dollare ne vit neto, e griu miletin. Tani suljuni dhe njehere asaj Bankersit, mos t'ia leme ne dore armikut. Kemi cunat tane ketu.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrollin e sistemit të prodhimit të pasaportave biometrike dhe të kartave të indentitetit nga kompania koncesionare Aleat për shkak se kontrata ekzistuese, e firmosur fillimisht në vitin 2008 dhe e zgjatur me 10 vjet nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013, po skadon.

klodian tomorri

Sondazh

Poll