Aktualitet

E rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje 20-vjeçarin, autori largohet nga vendngjarja

20-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por megjithëse ka marrë ndihmën e parë, ka ndërruar jetë në duart e bluzave të bardha.

23 Janar 2023, 22:26 Nga F.M
E rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje
Aksident

ELBASAN- Një 20-vjeçar i identifikuar si Fiori Sula ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automoblistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një mjet ka përplasur të riun në kryqëzimin e Krastës në Unazën jugore të Elbasanit.

20-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por megjithëse ka marrë ndihmën e parë, ka ndërruar jetë rrugës, në duart e bluzave të bardha. Autori i ngjarjes bashkë me makinën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi: Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll