Aktualitet

Përgjimet e reja të 21 janarit, Artan Hoxha: Është regjistruar me diktofon, personi që e bëri ishte futur në kanalin e gardës

Hoxha tha se ai ka nxjerrë një transkript të komunikimit në radio të zinxhirit komandues, para gjatë dhe pasi ka ndodhur ngjarja.

23 Janar 2023, 22:19 Nga F.M
Përgjimet e reja të 21 janarit, Artan Hoxha: Është
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me audio-përgjimin që ka siguruar në lidhje me 4 të vrarët në protestën e 21 janarit të vitit 2011. I ftuar në "Opinion", Hoxha tha se ai ka nxjerrë një transkript të komunikimit në radio të zinxhirit komandues, para gjatë dhe pasi ka ndodhur ngjarja.

Pjesë nga biseda: 

Hoxha: Ishte një urdhër i prokurores së Tiranës e cila ka çështjen e 21 Janarit në hetim. Prandaj nuk e  kuptoj përse duhen kallëzime të tjera, çështja është në prokurori.

Në rastin konkret ka një dosje që nuk është mbyllur dhe kemi dy të vrarë pa autor. Aleks Nika është në krahun tjetër të bulevardit dhe Hekuran Deda ishte në platformën e mediave, janë dy vende më të papërshtstshme për t’u goditur.

Unë kam nxjerr një transkript të komunikimit në radio të zinxhirit komandues, para gjatë dhe pasi ka ndodhur ngjarja.

Fevziu: Sa i gjatë është regjistrimi?

Hoxha: Komunikimi është i gjatë, por ai që ka vlerë është dinamika e momentit kur është marr vendimi për të hapur zjarr.

Në hetimin e parë prokuroria nuk e ka gjetur, sepse serverat kanë qenë të fshirë. Që të kesh Ministrinë e Brendshme, policinë, gardën dhe shërbimin informtaiv dhe të thuash nuk e gjej dot këtë provë.

Fevziu: Ku e keni gjetur ?

Hoxha: Ekzistonte. Është përdorur një kanal komunikimi për një grup të caktuar njerëzish prej 10 vetësh. Këto urdhëra i kanë dëgjuar zinxhiri komandues i gardës dhe kjo njësia me MP5.  Në radio , dikush ka hyrë në kanal dhe po i regjistronte në diktofon.

Fevziu: Mund të jetë spekulim?

Hoxha: Këtë gjë e vendos hetimi. Video që unë kam nxjerr për 21 janarin atëherë nuk ishte provë, por ajo shërbeu si indicia për të shkuar tek Agim Llupo dhe të gjejnë predhën e automatikut të Agim Llupos në trupin e Ziver Veizit.

Fevziu: Sa e gjatë është?

Hoxha: Për atë pjesën që ka vlerë është diku tek 10 minuta, por regjistrimi është më i gjatë, kjo është indicje për një provë të re.

Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. 12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

pergjimet e 21 janarit artan hoxha

Sondazh

Poll