Aktualitet

Merr flakë lokali në Memaliaj, digjet bashkë me shtëpinë që ishte ngjitur barit

Nga zjarri raportohet se nuk ka asnjë person të lënduar, por dëmet janë vetëm materiale. 

23 Janar 2023, 22:14 Nga F.M
Merr flakë lokali në Memaliaj, digjet bashkë me
Zjarr

MEMALIAJ- Një lokal në pronësi të A. S., banues në Memaliaj ka marrë flakë dhe është djegur këtë mbrëmje. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në momentin e përfshirjes nga flakët, lokali ka qenë i mbyllur. Flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë ngjitur me lokalin. Nga zjarri raportohet se nuk ka asnjë person të lënduar, por dëmet janë vetëm materiale. 

Njoftimi:

Rreth orës 21:43, në qytetin e Memaliaj, ka marrë flakë bar-lokali në pronësi të shtetasit A. S., banues në Memaliaj. Bar-lokali në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Gjithashtu, për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të bar-lokalit. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

digjet lokali ne memaliaj

Sondazh

Poll