Aktualitet

ME VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti në Lezhë, pasagjerja tentoi të hynte në makinë, tjetri me shpejtësi 'skëterrë' e hedh në ajër

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. 

23 Janar 2023, 20:08 Nga a.l
ME VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti në Lezhë, pasagjerja tentoi
aksidenti

LEZHË-  Pamjet që shihni më poshtë, vijnë nga momenti i aksidentit të rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në lagjen 'Gurra' të Lezhës. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga reportv, shoferi futet në makinë ndërsa pasagjerja bëhet gati të hyjë nga ana tjetër. Në këtë moment, një automjte tjetër vjen me shpejtësi në të njejtin drejtim duke e përplasur. Përplasja ka qenë aq e fortë sa siç shihet edhe në video, makina është shkëputura nga toka ndërsa pasagjerja e cila sapo hapi derën u përplas pas kangjellave. Në këtë aksident është përfshirë edhe në mjet tjetër i cili po dilte nga një korsi nga ana tjetër e rrugës. 

SHIKONI VIDEON KËTU

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. 

 

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll