23 Janar 2023, 20:08
Nga a.l
Majlinda Bregu
TIRANË- Procedurat e gjata, të vështira dhe reduktimi i madh i rasteve të lëshimit të vizave, e ka bërë gjithnjë e më të pamundur, për qytetarët kosovarë dhe boshnjakë, takimin mes njëri- tjetrit, me të afërmit e të dashurit e tyre. Por këto histori do të bëhen një e kaluar e largët, me hyrjen shumë shpejt në fuqi të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me karta identiteti, të iniciuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe e nënshkruar vitin e kaluar në Procesin e Berlin.
Në pritje të hyrjes në fuqi të kësaj marrvëshje, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, ka takuar aktorin e njohur kosovar Alban Ukaj, me banim mbi njëzet vjet në Sarajevë, si një nga qindra rastet e historive njerëzore që prej vitesh kanë mbajtur mbi supe edhe hallin e pamundësisë për t’u takuar me të afërmit për shkak të vizave.
Bisedën me të, Bregu e posuar sot në social media, përmes një videoje ku Ukaj tregon vuajtjet dhe përpjekjet e tij për të takuar ndër vite të dashurit e tij.
“Ditën kur u nënshkrua Marrëveshja në Berlin, babai më mori në telefon, ishte shumë i emocionuar. Disa njerëz mund të mos e kuptojnë një moment si ky, por për ne është një jetë prej 23 vitesh kufizimi nga vizat. Dikush mund të mendojë se këto janë çështje të vogla, por nuk mund të konsiderohen të tilla, kur dikush nuk arrin të njohë e të shohë nipin e tij edhe pas tre apo katër vjetësh. Është më e lehtë të marrësh një vizë amerikane, se sa një vizë si qytetar i Bosnjë Herzegovinës për Kosovë dhe anasjelltas”, tha Alban Ukaj.
“Ky është një nga qindra historitë e njerëzve që kanë mbajtur mbi supe për vite me radhë, mundin e vuajtjen që ndjell pamundësia për të takuar të afërmit, për shkak të vizave. Por shumë shpejt ky proces torturues i marrjes së vizës do të mbetet një ndjesi e ngjarje që do t’i përkasë së shkuarës. Ndaj ndjehem e lumtur dhe jashtëzakonisht krenarë për rolin e RCC-së në këtë proces”, tha Bregu
Ndiqni videon e plotë:
majlinda bregu
Aktualitet
23 Janar 2023, 19:56
a.l
Kapet shqiptari në shtëpi bari
BRITANI- Një 20- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Drin Truni është arrestuar nga poli...
Aktualitet
23 Janar 2023, 19:52
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t&...
Aktualitet
23 Janar 2023, 19:42
a.l
policia Italiane
ITALI- Një operacion blic është zhvilluar në Itali, në kuadër të së cilës janë lësh...
Aktualitet
23 Janar 2023, 19:08
F.M
Drogë
GJERMANI- Një 15-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Gjermani, pasi është kapur duke shp...
Aktualitet
23 Janar 2023, 18:57
a.l
ekstazi
TIRANË- Kejvin Vasej, Grigor Gjinarari dhe 17- vjeçari me iniciale E. M., janë tre të rinjtë që u arretuan dj...
Aktualitet
23 Janar 2023, 19:01
F.M
Itali
ITALI- Një 33-vje çar italian është përleshur me katër shqiptarë, të cilët i ishin futur në banes...
Aktualitet
23 Janar 2023, 18:41
a.l
Banori në Shkodër
SHKODËR- Rëndohet situata nga përmbytjet në Shkodër, qark i cili ndodhet prej një jave n&eum...
Aktualitet
23 Janar 2023, 18:32
Pasaporta
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrol...
Aktualitet
23 Janar 2023, 17:50
F.M
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri...
Aktualitet
23 Janar 2023, 17:39
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë batuta me kolegët e tij, nga dera e Drejtorisë së Përgjithshme të ...