Aktualitet

Operacion blic në Itali/ Ekzekutohen 29 urdhër arreste, mes tyre edhe shqiptarë, si u shitej droga fëmijëve

Po ashtu janë dokumentuar 1266 episode të trafikut të drogës dhe 92 konsumatorë të identifikuar.

23 Janar 2023, 19:42 Nga a.l
Operacion blic në Itali/ Ekzekutohen 29 urdhër arreste, mes tyre edhe
policia Italiane

ITALI- Një operacion blic është zhvilluar në Itali, në kuadër të së cilës janë lëshuar 29 urdhër arreste, ku 11 prej të arrestuarve janë lënë në burg, 8 në arrest shtëpie dhe 10 në detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie. 

Mediat italiane raportojnë se, si rezultat i operacionit të koduar “Shtëpia e zezë”, kryer nga komanda provinciale e Karabinierëve të Piacenza-s janë sekuestruar edhe 53 gramë hashash, 107 gramë kokainë, 10 gramë marihuanë, 37 gramë heroinë dhe 800 mililitra metadon. Po ashtu janë dokumentuar 1266 episode të trafikut të drogës dhe 92 konsumatorë të identifikuar.

Të gjithë personat që ndodheshin në Itali janë arrestuar, nëntë nga masat e kufizimit kanë të bëjnë me persona që janë ende në kërkim. Hetimet, të nisura në shkurt 2021 nga stacioni i Karabinierëve të Rivergaro, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Piacenza-s dhe të përfunduara në shkurt 2022, bënë të mundur çmontimin e disa grupeve kriminale të përbëra nga italianë, marokenë, tunizianë, shqiptarë dhe ekuadorianë, disa prej tyre të paligjshëm në territorin italian, të cilët blinin kokainë, hashash dhe marihuanë në brendësi të Milanos për shitje të mëvonshme. Bëhet e ditur se drogën ia shisnin edhe të miturve në qytetin dhe provincën e Piacenza. Hetimet dokumentuan episode të shpërndarjes së drogës në qytetin e Piacenza, Mortizza, Rottofreno, San Nicolò a Trebbia, Calendasco, por edhe në Caorso dhe Alseno./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll