Aktualitet

Kapet me drogë 15-vjeçari shqiptar në Gjermani, tenton të gëlltisë dozat e kokainës

Adoleshenti shqiptar ka qenë duke u shitur drogë dy të rinjve në momentin që është kapur në flagrancë në zonën e Raschplatz.

23 Janar 2023, 19:08 Nga F.M
Kapet me drogë 15-vjeçari shqiptar në Gjermani, tenton të
Drogë

GJERMANI- Një 15-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Gjermani, pasi është kapur duke shpërndarë drogë. Ai është arrestuar në lagjen Steintor të qytetit të Hannoverit në Gjermani. Adoleshenti shqiptar ka qenë duke u shitur drogë dy të rinjve në momentin që është kapur në flagrancë në zonën e Raschplatz.

Mes tyre, gjatë ‘pazarit’ kanë ndërhyrë efektivë dhe kanë bërë arrestimin e shqiptarit. Por, në nxitim e sipër, 15-vjeçari ka futur në gojë 3 doza kokainë, që të mos ia gjenin. Droga iu nxorr dhe iu sekuestrua.

shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll