Politike

Vijojnë përplasjet mes deputeteve të PD, Açka: Ina e dalë nga shina. Zhupa: Flutura në kabinën e PS

Zhupa ka publikuar edhe videon e të gjitha herëve kur Açka ka votuar pro vendimeve të qeverisë në Komision duke e justifikuar me togfjalëshin se 'Njerëzit po punojnë'. 

23 Janar 2023, 17:32 Nga a.l
Vijojnë përplasjet mes deputeteve të PD, Açka: Ina e
Ina Zhupa dhe Flutura Açka

TIRANË- Vazhdojnë debatet dhe përplasjet mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe kryetares së Komisionit të Mediave, Flutura Açka. Deputetja demokrate ka akuzuar Açkën se është bërë palë me mazhorancën dhe se mbron ministren e Kulturës Elva Margariti. Ndërsa Açka e akuzon Zhupën se po përdoret nga të tjerët. Ato sot kanë replikuar sërish por këtë herë lidhur me votimet për buxhetin në Komision. Në rrjete sociale nuk kanë munguar as etiketimet. Açka e nis reagimin me titullin "Ina, dalë nga shina", ndërsa Zhupa me titullin "Flutura në kabinën e qeverisë". Kjo e fundit ka publikuar edhe videon e të gjitha herëve kur Açka ka votuar pro vendimeve të qeverisë në Komision duke e justifikuar me togfjalëshin se 'Njerëzit po punojnë'. 

REAGIMET: 

ina zhupa

Sondazh

Poll