Bota

Moti i keq mbërthen Italinë/ Mbyllen shkollat në disa zona, qeveria thirrje banorëve: Qëndroni në shtëpi

Rajonet më të prekura aktualisht janë Napoli, Ankona, Bari dhe Bolonja. 

23 Janar 2023, 15:04 Nga a.l
Moti i keq mbërthen Italinë/ Mbyllen shkollat në disa zona,
Itali

ITALI- Moti i keq, reshjet e denura të dëborës dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë edhe Italinë. Raportohet se rajonet më të prekura aktualisht janë Napoli, Ankona, Bari dhe Bolonja. Në rajonin Marche, ku u raportuan përmbytjet më vdekjeprurëse shtatorin e kaluar, autoritetet po monitorojnë vazhdimisht nivelet e lumenjve, ndërsa në ishullin e vogël Ischia, ku ndodhën rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut nëntorin e kaluar, 400 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre si masë paraprake.

Sakaq në disa zona shkollat janë mbyllur deri në një njoftim të dytë pas përmirësimit të kushteve atmosferike./ Dosja.al

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll