Bota

Dhunim i banesës dhe vetëgjyqësia, procedohen penalisht dy persona të tjerë

Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 34-vjeçar për dhunim të banesës.  

23 Janar 2023, 13:51 Nga I.A
Dhunim i banesës dhe vetëgjyqësia, procedohen penalisht dy
Foto Ilustruese

KORÇË- Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 62-vjeçar është proceduar penalisht për vetëgjyqësi si dhe shkatërrim i pronës. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 34-vjeçar për dhunim të banesës.  

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 62 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi në afërsi të fshatit Mborje, Korçë, 62-vjeçari dyshohet se me vetëgjyqësi ka dëmtuar një tub uji, që furnizonte biznesin (rrobaqepësinë), në administrim të një shtetasi tjetër.
---
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, për veprën penale “Dhunimi i banesës”, pasi në Ersekë, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasi tjetër, pa pëlqimin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll