Bota

Nisin hetimet për grafitet “Wagner” në veri të Kosovës, Policia: Nxitje të urrejtjes dhe përçarjes

Sipas Policisë në veri të Mitrovicës, grafitet janë shkruar në mure të objekteve nga disa persona të panjohur.

23 Janar 2023, 12:36 Nga I.A
Nisin hetimet për grafitet “Wagner” në veri të
Parrullat

KOSOVË- Grafite me emërtimin e grupit paramilitar rus “Wagner” kamë vendosur në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka deklaruar se merren me rastin. Sipas Policisë në veri të Mitrovicës, grafitet janë shkruar në mure të objekteve nga disa persona të panjohur.

“Mitrovicë veri, 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Zveçan grafitet janë vendosur në tabelat e komunikacionit.

“Zveçan, 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Policia të dyja rastet i ka cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”. Gjatë barrikadave në veri të Kosovës, të cilat ishin ngritur nga serbët vendas në organizimin e grupeve kriminale dhe Beogradit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit “Wagner”. Aktivitetet e grupit “Wagner” janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut botëror pas pushtimit rus të Ukrainës. SHBA-ja javën e ardhshme do të vendosë sanksione shtesë ndaj organizatës ushtarake private ruse “Wagner Group”, e cila ofron mbështetje për ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë.

wagner policia e kosoves

Sondazh

Poll