Bota

Vrau një person në Ferizaj, vëllai i reperit Buta del para gjykatës: Më vjen keq, kam kryer akt kriminal

Gjyqtari i çështjes, Habib Zeqiri, e ka njoftuar të akuzuarin lidhur me të drejtën e tij për kundërshtim të provave

23 Janar 2023, 13:29 Nga A.B
Vrau një person në Ferizaj, vëllai i reperit Buta del para
Qëndrim Januzi dhe Gazmend Hyseni

KOSOVË-Qëndrim Januzi, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit më 28 maj 2022, me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të vrasjes. Këtë deklarim i njëjti e bëri të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

“Më vjen keq, i shprehi ngushëllime familjes, nuk e mohoj se e kam kryer një akt kriminal, mirëpo nuk pajtohem me cilësimet juridike nga ana e prokurorisë, pasi që nuk e kam bërë me dashje apo me ndonjë paramendim”, ka thënë i akuzuari Januzi.

Januzi, në seancën fillestare ka pranuar fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa, lidhur me këtë deklarim palët në procedurë nuk e kanë kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, e më pas e ka aprovuar edhe gjyqtari i çështjes, Habib Zeqiri.

Kështu, gjyqtari i çështjes, Habib Zeqiri, e ka njoftuar të akuzuarin lidhur me të drejtën e tij për kundërshtim të provave dhe parashtrim të kërkesës për hudhje të aktakuzës, brenda afatit të paraparë ligjor.

qëndrim januzi gazmend hyseni

Sondazh

Poll