Bota

Vrau "Amerikanin" dy ditë më parë për pazare droge, shpallet në kërkim Izbi Çaushi, dyshohet se po fshihet në male

Fillimisht, Çaushi së bashku me Aleksandër Koton, 22 vjeç,u përleshën me viktimën,e më pas nxorën armën dhe e qëlluan ndaj tij.

23 Janar 2023, 14:14 Nga k.m.
Vrau "Amerikanin" dy ditë më parë për pazare
Izbi Çaushi

GREQI- Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes me dashje, 38-vjeçarin Izbi Çaushi. Sipas policisë greke, Çaushi është ekzekutori i një shtetasi grek dy ditë më parë në Kalamata.

Policia sqaron se Çaushi e ekzekutoi shtetasin grek, i cili njihej me pseudonimin “Amerikani”, pas mosmarrëveshjes për trafikun e drogës.

Fillimisht, Çaushi së bashku me Aleksandër Koton, 22 vjeç,u përleshën me viktimën,e më pas nxorën armën dhe e qëlluan ndaj tij. Pak minuta më vonë Koto u arrestua dhe pranoi krimin, ndërsa Izbi Çaushi mundi të largohet duke braktisur automjetin e tij në periferi të qytetit të Kalamatës.

Së bashku me Koton u arrestuan edhe dy shtetas grekë,të cilët pranuan se i kishin dhënë Çaushit ushqime dhe rroba për tu mos u njohur prej policisë e cila kishte përshkrim të autorit, por jo të dhënat e tij. Policia greke thotë se ka në vijim një operacion për gjetjen e Çaushit, madje fotot e tij u janë dërguar të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të vendit. Izbi Çaushi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi./ Top Channel

izbi Çaushi

Sondazh

Poll