Bota

Ministri i Jashtëm italian: Integrimi i Ballkanit në BE të përshpejtohet, mjaft me vonesa

Po ashtu ai theksoi se më 24 janar të zhvillohet Samiti në Trieste, Italia duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe dialogues me Ballkanin Perëndimor.

23 Janar 2023, 12:42 Nga I.A
Ministri i Jashtëm italian: Integrimi i Ballkanit në BE të
Antonio Tajani

ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka deklaruar se është koha që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian. Esteri shkruan se sipas Tajanit procesi i ka qenë shumë i vonuar dhe nuk mund që të shtyhet më. Po ashtu ai theksoi se më 24 janar të zhvillohet Samiti në Trieste, Italia duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe dialogues me Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi dakord që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre. Diplomacia italiane po punon së bashku me partnerët më të afërt për të arritur një rezultat me rëndësi historike, nga i cili do të përfitonte i gjithë rajoni. Që zgjerimi nuk ka ecur me ritmin e dëshiruar, dëshmon fakti se 20 vjet pas deklaratës së Selanikut që sanksionoi perspektivën evropiane të Ballkanit, vetëm Kroacia është bërë shtet anëtar i BE-së. Nuk mund të përballojmë vonesa të mëtejshme. Nëse BE-ja dëshiron të jetë një lojtar global, hyrja në Ballkan duhet përshpejtuar”, ka thënë më tej ai.

antonio tajani be

Sondazh

Poll