Bota

Peter Stano: Borrell informon ministrat e jashtëm të BE-së për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Në takim, Borrell do t'i informojë ministrat e jashtëm edhe për vizitën e javës së kaluar të delegacionit në Kosovë dhe Serbi, njoftoi Stano dhe shtoi se detajet do të diskutohen pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

23 Janar 2023, 14:20 Nga I.A
Peter Stano: Borrell informon ministrat e jashtëm të BE-së
Josep Borell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borell, do të informojë sot krerët e diplomacisë evropiane për hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së Peter Stano ditën e sotme.

Në takim, Borrell do t'i informojë ministrat e jashtëm edhe për vizitën e javës së kaluar të delegacionit në Kosovë dhe Serbi, njoftoi Stano dhe shtoi se detajet do të diskutohen pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

“Në vazhdimësi të vizitës që Lajçak pati, përfaqësuesi i lartë, Borrell, do t’i njoftojë sot ministrat për rezultatet e takimeve dhe për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut“,tha zëdhënësi i BE-së

Delegacioni i kryesuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin të premten, më 20 janar. Përveç Lajçak, delegacioni përfshinte të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarin francez Emmanuel Bonne, të dërguarin gjerman Jens Plötner dhe për herë të parë në delegacion ishte i dërguari italian Francesco Talo, këshilltar i Kryeministrit të Italisë.

josep borell dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll