Bota

FOTO/ Tema kryesore Kosova, nis mbledhja e qeverisë serbe

Me ftesë të kryeministres Ana Brnabiç, në mbledhjen e sotme do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës Aleksandar Vuçiç.

23 Janar 2023, 11:56 Nga I.A
FOTO/ Tema kryesore Kosova, nis mbledhja e qeverisë serbe
Mbledhja e Serbise

SERBI- Mbledhja e Qeverisë së Serbisë filloi në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë. Me ftesë të kryeministres Ana Brnabiç, në mbledhjen e sotme do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës Aleksandar Vuçiç.

Siç është paralajmëruar, temë kryesore e kësaj mbledhje është dialogu për Kosovën dhe Metohinë. Vuçiç në mbledhje do të informojë anëtarët e qeverisë për bisedimet me përfaqësuesit e huaj, tre ditë më parë.

Pas kësaj mbledhje Vuçiç do t'i drejtohet publikut sot në orën 20:00. Siç njofton shërbimi i bashkëpunimit mediatik i Presidentit të Republikës, fjalimi do të mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.

 

dialogu kosove-serbi diplomatet ne kosove e serbi

Sondazh

Poll