Sport

De Gea kërkon përjetësi me Man.United, spanjoli gati të ulë pagën edhe me 25%

Portieri është lojtari më i paguar te “Djatë e Kuq”, por spanjoli është i gatshëm të ulë pagën e tij në këmbim të një kontrate trevjeçare

22 Janar 2023, 13:52 Nga DOSJA
De Gea kërkon përjetësi me Man.United, spanjoli gati të

ANGLI - Manchester United kohët e fundit nxorri një klauzolë, që i lejoi drejtuesit e ‘Djajave të Kuq’ të rinovojnë në mënyrë të njëanshme kontratën e David De Geas deri në vitin 2024.

Megjithatë, portieri spanjol, - shkruan Sun, - mund të qëndrojë shumë më gjatë: shpresa e tij është në fakt të rrëmbejë një marrëveshje më të qëndrueshme, ndoshta edhe për një periudhë trevjeçare. 

Për të takuar ‘Djajtë e Kuq’, ish-lojtari i Atlético Madrid, aktualisht është lojtari më i paguar në skuadër, me një pagë prej 375.000 paund në javë, ndaj ai do të ishte i gatshëm të shkurtonte pagën e tij me 25% për të mos u larguar nga Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll