Sport

Griezmann, 'ylli' i Atletico Madridit: “Ky gol do të më ndihmojë shumë moralisht”...

Më në fund një nga golashënuesit e Atlético Madridit, francezi Antoine Griezmann ka rifituar besimin që i mungonte.

22 Janar 2023, 11:46 Nga DOSJA
Griezmann, 'ylli' i Atletico Madridit: “Ky gol do të

SPANJE - Atletico Madridi është më i mirë, në sajë edhe të lojës së Antoine Griezmann. ‘Bardheluqtë’ fituan 3-0 kundër Valladolid dhe kjo ishte kryesisht falë francezit.  Nënkampioni i botës është i përfshirë në të tre golat e ekipit të tij dhe më në fund ka gjetur edhe vetë rrjetën.

“Jam shumë i lumtur me performancën e ekipit”,- tha francezi më pas për kanalin DAZN. "Ne kemi luajtur mirë që nga Kupa e Botës, me intensitet, duke punuar shumë dhe duke krijuar raste, por na mungonin golat."

“Edhe unë kam qenë në masë të madhe fajtor, sepse kam pasur mundësi dhe nuk kam arritur t’i përfundoja rastet, - vazhdoi ai. - Ky gol do të më ndihmojë shumë moralisht për të shënuar të tjerë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll