Sport

Cristiano Ronaldo ‘gradohet’ kapiten te skuadra tij e re e Al Nassr-it...

Informatat për promovimin e Ronaldos si kapiten i skuadrës së Riadit raportohet nga shtypi sportiv në Arabinë Saudite.

22 Janar 2023, 09:30 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo ‘gradohet’ kapiten te skuadra tij e re e Al

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo do të bëjë debutimin e tij (zyrtar, pasi ai tashmë ka luajtur për ekipin e ri në miqësoren me PSG) për Al Nassr të dielën, në pritjen të Al Ettifaq dhe, kur të zbresin në fushë, sulmuesi portugez duhet të ketë në krahun e majtë shiritin e kapitenit të ekipit. Informatat për promovimin e Ronaldos si kapiten i skuadrës së Riadit raportohet nga shtypi sportiv në Arabinë Saudite.

CR7 ka kryer tashmë dy ndeshje pezullimi, dënim që iu aplikua për një sherr me një fëmijë, kur ai ishte ende duke përfaqësuar Man.United dhe më në fund mund të jetë në dispozicion të Rudi Garcias, pasi ka shënuar dy gola në 60 minutae  e miqësores kundër Paris Saint-Germain të enjten e kaluar. Për më tepër, tashmë në atë ndeshje Ronaldo ishte kapiten i skuadrës së yjeve të Al Nassr dhe Al Hilal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll