Sport

Tchouaméni u kërkon falje shokëve dhe tifozëve, që mori pjesë në ndeshjen e NBA...

Aktualisht i dëmtuar, mesfushori i Real Madridit ishte në ndeshjen e NBA-së në Paris të enjten në mbrëmje, kur në të njëjtën kohë skuadra e tij luante kundër Villarrealit. Përballë polemikave të tifozëve, ai tani kërkon falje.

22 Janar 2023, 10:51 Nga DOSJA

Tchouaméni u kërkon falje shokëve dhe tifozëve, që

SPANJE - Një polemikë e vogël shpërtheu të enjten në mbrëmje, gjatë ndeshjes në NBA-së që u zhvilluar në Paris midis Detroit dhe Chicagos. Shumë tifozë të Real Madridit u befasuan nga prania në tribunë e Aurélien Tchouaméni, ndërsa në të njëjtën kohë ekipi i tij luante në Kupën e Mbretit në fushën e Villarrealit (fitoi Real Madridi 3-2).

Mesfushori francez (22 vjeç, 21 ndeshje) është aktualisht i dëmtuar, për rrjedhojë mungesa e tij në fletën e ndeshjes është e justifikuar, por “dashamirësit” madrilènë nuk e vlerësuan që ai mori pjesë në një ngjarje tjetër, në vend që të ndiqte dhe inkurajonte shokët e skuadrës.

“I kërkoj falje klubit tim, stafit teknik, bashkëlojtarëve të mi dhe tifozëve madrilènë për praninë time në një event, që u zhvillua në të njëjtën kohë me ndeshjen tonë të Kupës”, ​​shkroi Tchouaméni në Twitter. - Isha i vëmendshëm ndaj asaj që po ndodhte në Villarreal, por nuk bëra gjënë e duhur, me vjen vërtet keq”.

Tchouaméni u kërkon falje shokëve dhe tifozëve, që

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll