Sport

21 janari! Homazh i Mbappe dhe ish-klubeve të Emiliano Sala, në përvjetorin e vdekjes...

Kujtimi i sulmuesit argjentinas, i cili u zhduk katër vite më parë në një aksident ajror, u përkujtua nga disa lojtarë të futbollit francez këtë të shtunë.

22 Janar 2023, 12:17 Nga DOSJA

21 janari! Homazh i Mbappe dhe ish-klubeve të Emiliano Sala, në

FRANCE - Më 21 janar 2019, Emiliano Sala humbi jetën në një aksident tragjik ajror, në një fluturim midis Nantes dhe Cardiff, qyteti ku sulmuesi argjentinas do të bashkohej me klubin skocez. Katër vjet më vonë, ai ende nuk ka dalë nga kujtesa: disa lojtarë në futbollin francez, veçanërisht ish-klubet e tij dhe Kylian Mbappé, i kanë bërë homazhe atij.

21 janari! Homazh i Mbappe dhe ish-klubeve të Emiliano Sala, në

Në rrjetet e tij sociale, francezi ka postuar një foto të Sala me fanelën e Nantes, me gishta drejt qiellit, me mbishkrimin “4 vjet”, shoqëruar me emoji pëllumbi. Ylli i Paris Saint-Germain, i cili nuk ka veshur kurrë të njëjtën fanelë si argjentinasi, kishte bërë tashmë një gjest të bukur në momentin e zhdukjes së tij, duke paguar 30.000 euro për gjetjen e trupit të tij. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe për pilotin e avionit, David Ibbotson, i zhdukur po në këtë aksident.

21 janari! Homazh i Mbappe dhe ish-klubeve të Emiliano Sala, në

Kujtimi i Sala është përshëndetur edhe nga disa nga ish-klubet e tij, duke përfshirë Nantes dhe Bordeaux. “Në këtë ditë të veçantë, katër vjet pas zhdukjes së tij tragjike, Klubi ka një mendim të prekshëm për Emin, familjen dhe të dashurit e tij”,- mund të lexosh veçanërisht në rrjetet sociale të Girondinëve. “Remembering Emiliano”,- u mjaftua të shkruante Cardiff City FC, krahas një fotoje të lojtarit.

21 janari! Homazh i Mbappe dhe ish-klubeve të Emiliano Sala, në

Mesazhi i Cardiff-it nuk shkoi mirë me disa tifozë: klubi uellsian refuzoi prej kohësh të paguante tarifën e transferimit prej 17 milionë eurosh që i detyrohej Nantes për Sala, duke besuar se lojtari nuk ishte ende i tyre zyrtarisht në kohën e vdekjes së tij. I sanksionuar nga FIFA dhe i privuar nga rekrutimi për tre afate kalimtare, ai më në fund pagoi 8 milionë euro për herë të parë për kanarinët në mes të janarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll