Sport

Ivan Rakitic i siguron fitoren Sevillas, ‘in extremis’ nga pika e penalltisë...

Skuadra andaluziane forcon pozitat në renditje: Sevilla zë vendin e 14-t me 18 pikë.

22 Janar 2023, 09:40 Nga DOSJA
Ivan Rakitic i siguron fitoren Sevillas, ‘in extremis’ nga pika e

SPANJE - Këtë të shtunë, në shtëpi Sevilla mposhti me rezultat 1-0 Cádiz-in, në ndeshjen e javës së 21-të të La Ligës spanjolle.

Skuadra andaluziane mund të kishte shkuar në pushim me fitore ndaj Cádiz-it, por VAR e anuloi golin e Lamelës, në minutën 45+2. Në pjesën e dytë gjërat u përkeqësuan për Sevillan me përjashtimin e trajnerit Jorge Sampaoli, i cili mori dy kartonë të verdhë radhazi (59’).

Mirëpo, në minutën e 89-të, arbitri sinjalizoi penallti, përjashtoi Allejon pas kartonit të dytë të verdhë dhe Ivan Rakitic dha dënimin maksimal për kënaqësinë e tifozëve vendas, duke mos gabuar nga pika e bardhë dhe siguruar fitoren 1-0 për Sevillan.

Pas këtij rezultati, Sevilla zë vendin e 14-të, me 18 pikë. Cádiz është në pozitën e 19-të, me 16 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll