Sport

Xavi Hernandez i shokuar për arrestimin e Dani Alves: “Jam i tronditur”...

“Si gjithë të tjerët, unë jam i befasuar dhe i tronditur, pak i tronditur duke njohur Danin. Eshtë çështje drejtësie dhe ne nuk mund të hyjmë në atë pjesë”.

22 Janar 2023, 10:35 Nga DOSJA
Xavi Hernandez i shokuar për arrestimin e Dani Alves: “Jam i

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencë për media dje është pyetur edhe për çështjen e Dani Alves, i cili është arrestuar dhe mbahet në burg, si i dyshuar për një sulm seksual.

Xavi, ishte bashkëlojtar Dani Alvesin për shumë vite te Barcelona, i pyetur për ngjarjen tha se ndihet i habitur dhe i shokuar.

“Si gjithë të tjerët, unë jam i befasuar dhe i tronditur, pak i tronditur duke njohur Danin. Eshtë çështje drejtësie dhe drejtësia do të diktojë çdo gjë, ne nuk mund të hyjmë në atë pjesë. Sa për Danin ndihem keq për të, i habitur dhe i shokuar”,- u shpreh trajneri spanjol i katalanasve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll