Politike

Faktet e reja për 21 janarin, Artan Hoxha: Provat pikë së pari ua tregova familjarëve të Aleks Nikës

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se provat i kishte siguruar para vitit të ri dhe i kishte çuar së pari në shtëpinë e Aleks Nikës.

21 Janar 2023, 21:25 Nga k.m.
Faktet e reja për 21 janarin, Artan Hoxha: Provat pikë së pari ua
Artan Hoxha

TIRANË- Komunikimi në radio i ish kreut të gardës Ndrea Prendi me vartësit e tij gjatë protestës së 21 janarit 12 vite më parë të publikuara nga gazetari investigativ Artan Hoxha i ka dëgjuar së pari familja Nika. Në emisionin "Revieë", gazetari Artan Hoxha u shpreh se provat i kishte siguruar para vitit të ri dhe i kishte çuar së pari në shtëpinë e Aleks Nikës.

“E kam siguruar provën para vitit të ri, ja kam çuar familjes së Aleks Nikës se janë një familje shumë dinjitoze, se nuk kanë pranuar asnjë para nga qeveria. Nuk ka pranuar asnjë cent edhe pse ka rritur vajzat e Aleksit. Ata kanë pasur të drejtën të parët ta dëgjojnë audion,”-tha në fjalën e tij Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll