Politike

'Lajthitje e ministrisë'/ Ka kaluar një semester, DENOCIMI i PD: Hyri 5 vjeç, MAS e ndalon të vazhdojë klasën e 1, ta ribëjnë vitin që vjen

Në denoncimin e saj, Ina Zhupa i bën thirrje Ministres së Arsimit që të heqë dorë nga këto vendime, të cilat deputetja demokrate i konsideron absurde dhe të lejojë vazhdimin e shkollës normalisht të fëmijëve. 

21 Janar 2023, 16:17 Nga a.l
'Lajthitje e ministrisë'/ Ka kaluar një semester, DENOCIMI i
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar denoncimin e një qytetareje për vajzën e saj 5 vjeçe, të cilët i është kërkuar që të përsërisë edhe njëherë klasën e parë për shkak të moshës së saj. Sipas denoncueses, vajza, e cila mbushi 6 vjeç në nëntor, i është kërkuar që të përsërisë edhe njëherë semestrin e kasës së parë vitin që vjen. Në denoncimin e saj, Ina Zhupa i bën thirrje Ministres së Arsimit që të heqë dorë nga këto vendime, të cilat deputetja demokrate i konsideron absurde dhe të lejojë vazhdimin e shkollës normalisht të fëmijëve. 

POSTIMI: 

Lajthitje e Ministrisë së Arsimit, lëshojnë urdhër që fëmijë që kanë kryer një semestër në klasën e parë, ta ribëjnë edhe njëherë atë vitin që vjen.

Denoncimi konkret flet qartë:

Ana Maria Stolaj është një vajzë që ka lindur në nëntor, në shtator kur u rregjistrua nuk i kishte mbushur 6 vjec sepse i mbushte në nëntor.Mbasi është marr ok nga ministria drejtuesit e shkollës e kanë lejuar të rregjistrohet sic mund të shikoni edhe deftesën e semestrit të parë. Tani prindërit janë lajmëruar nga shkolla që kemi urdher nga ministria qe tju lajmërojmë se femija juaj do e përsëris vitin shkollor. Një situatë absurde që prek drejtëperdrejt interesin e fëmijës. Rasti në fjalë nuk ishte i izoluar por i shumë prindërve. I bëj thirrje ministres Kushi të reagoj zyrtarisht dhe të heqin dorë nga këto absurditete edhe të lejojnë vazhdimin e shkollës normalisht të fëmijëve. Aq me tëper që në korrik vetë ministrja ka bërë propozimin që fëmijët mund të shkojnë që 5 vjec në klasën e parë.

ina zhupa

Sondazh

Poll