Politike

"Betejë jetë a vdekje"/ Berisha: Opozita është përgatitur për tu përballur me këtë regjim

Berisha ka theksuar se opozita është e përgatitur për tu përballur me regjimin për votën e lirë dhe pluralizmin.  

21 Janar 2023, 12:59 Nga I.A
"Betejë jetë a vdekje"/ Berisha: Opozita është
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se përballja me regjimin që qeveris vendin është një betejë jetë a vdekje. Duke bashkëbiseduar me qytetarët me anë të rrjeteve sociale, Berisha ka theksuar se opozita është e përgatitur për tu përballur me regjimin për votën e lirë dhe pluralizmin.  

"Opozita nuk ka fjalë dhe premtime pa fund. Opozita ka veprime. Po të ndjekësh procedurat, ato janë veprime për herë të parë në Shqipëri. Opozita ka organizuar edhe protesta që kanë rezonuar në Shqipëri dhe mbarë Europën. Por opozita e ka deklaruar se ky regjim nuk lejon votën e shqiptarëve. Në këtë kontekst, opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim. Kjo është një betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për votën, për të gjitha. Unë kam bindjen se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë. Do i përgjigjen Edi Ramës me të cilat format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë,' tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll