21 Janar 2023, 17:56
Nga k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të 21 Janarit 2011, ku 4 protestues humbën jetën në oborrin para Kryeministrisë gjatë tubimit. Në fjalën e tij në emisionin "Kjo Javë", Artan Hoxha deklaroi se familja e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë në bulevard para 12 vitesh, ka marrë një foto të vrasësit të djalit të tyre, e cila u është dërguar në anonimat. Kjo sipas tij për qëllim që të nisej një valë e re vrasjesh.
“12 vite më pas problemi është që u bë ajo ceremonia që bëhet gjithmonë, unë nuk shkoj aty asnjëherë. Sivjet jam pak më i qetë se herët e tjera sepse pata mundësi që të paktën familjen e Aleks Nikës, vrasja e të cilit nuk ka ende autor. Familjes së Nikës i është dërguar fotoja e vrasësit të djalit të tyre. Në një moment kur nuk ka hetime ndodh kjo. Duhet të kishte një përgjigje për opinionin publik, si është e mundur që edhe 12 vite më pas nuk është bërë një hetim ku të deklarohet para gjykatës, duke filluar që nga presidenti, kryeministri e kreu i opozitës së asaj kohe. Unë kam gjetur një provë të re që është e pakundërshtueshme. Në mbrëmjen e 21 janarit janë publikuar pamjet e vrasjes së Ziver Veizit, deri në atë moment në debate u tha se vrasjet u bënë nga protestuesit. Faktet që dolën nga Neës24 në mbrëmje ndryshoi rrjedhja e ngjarjes dhe hetimeve. Një industri e tërë u vu në detyrë për të fshehur provat dhe kjo kërkon një hetim. Ina Rama nuk ka treguar kurrë se çfarë ka ndodhur pas 21 janarit. Ajo që ka ndodhur është se janë fshirë provat, janë fshirë serverat. Kamerat e kryeministrisë nuk kishin asnjë pamje, gardistët komunikonin me radio dhe më pas nuk u gjet asgjë. Nuk u gjet asnjë urdhër as në sallën e tyre operative. Ndërkohë prova e re që kemi gjetur, e cila është e pakundërshtueshme. Kjo provë tregon që vrasjet nuk janë bërë si thotë gjykata apo si u tha nga qeveria në atë kohë. Kjo provë dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër. Sot unë besoj se SPAK ka gjithë mundësitë për të zbardhur ngjarjen. Besoj shumë se ndoshta 21 janarin e ardhshëm nuk do kemi sërish atë ceremoninë në bulevard për nderimin e viktimave por mund të kemi një realitet tjetër,”- tha Hoxha.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
artan hoxha
Politike
21 Janar 2023, 16:17
a.l
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar denoncimin e një qytetareje për vajzën e saj 5 vjeçe, të cil&e...
Politike
21 Janar 2023, 16:07
k.m.
Ulsi Manja
TIRANË– 12 vjet nga 4 vrasjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka orientu...
Politike
21 Janar 2023, 15:17
I.A
Lili Sula
TIRANË- Partia Demokratike i ka kërkuar sot Ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila mbylli shkollat në zonat e prekura nga m...
Politike
21 Janar 2023, 12:59
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se përballja me regjimin që qeveris vendin është një betej&...
Politike
21 Janar 2023, 12:48
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim ka s...
Politike
21 Janar 2023, 12:39
I.A
Homazhet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga homazhet që u bën për 4 të vrarët e protestës së...
Politike
21 Janar 2023, 12:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar mos njohjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Gjatë një bashkë...
Politike
21 Janar 2023, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ndalimi i largimit të të rinujëve nga Shqip&...
Politike
21 Janar 2023, 09:27
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin Elisa Spiropali ka deklaruar se publikimi i audio-përgjimeve ng...
Politike
20 Janar 2023, 22:30
k.m.
Richard Grenell
TIRANË- Richard Grenell kritikon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se me qëndrimet e tij ka refuzuar çështje ...