Politike

Rama ndan fotot nga homazhet për 21 janarin: E vërteta dihet botërisht, drejtësia të veprojë

Rama shkruan se e vërteta dihet botërisht dhe se audio-përgjimet që nxori gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme është një fakt i ri shumë rrëqethës.

21 Janar 2023, 12:39 Nga I.A
Rama ndan fotot nga homazhet për 21 janarin: E vërteta dihet
Homazhet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga homazhet që u bën për 4 të vrarët e protestës së 21 janarit, 12 vite më parë. me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se e vërteta dihet botërisht dhe se audio-përgjimet që nxori gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme është një fakt i ri shumë rrëqethës. Po ashtu, Rama i ka kërkuar autoriteteve që të mos vonojnë drejtësinë e munguar.  

Postimi i Plotë:

Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…

Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

edi rama 21 janar 2011

Sondazh

Poll