Politike

"21 janari"/ Ulsi Manja MESAZH si ministër-drejtësisë: Dosja t'i kalojë SPAK, mjaft më me ping-pong!

Ministri Ulsi Manja tha se çështja duhet që t'i kalojë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nxiti drejtësinë për të hetuar, atë që ai e quan si krim shtetëror.

21 Janar 2023, 16:07 Nga k.m.
"21 janari"/ Ulsi Manja MESAZH si ministër-drejtësisë:
Ulsi Manja

TIRANË– 12 vjet nga 4 vrasjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka orientuar drejtësinë për rihapjen e hetimeve pas provave të reja që dolën dje. Në një konferencë për shtyp nga gazetarët, ministri Ulsi Manja tha se çështja duhet që t'i kalojë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nxiti drejtësinë për të hetuar, atë që ai e quan si krim shtetëror.

"Kjo dosje nuk duhet që të vazhdojë dhe të bëjë ping-pongun e radhës nga një prokoror tek tjetri që bien me radhë nga Vettingu. Kjo dosje duhet që të kishte shkuar në SPAK që në ditën 1, si një sprovë themeli për këtë strukturë për t'u hetuar si krim shtetëror. Nuk dua të bëj prokrurorin dhe as të ndërhyn në punët e drejtësisë por e kam për detyrë që të kërkoj hetimin e të drejtës objektive. Prej që pas daljes së asaj kasete mbrëmë që të nisë hetimet të paktën kryesisht. Ajo kasetë tregon se 21 janari është krim shtetëror. Duket qartësisht se kush janë urdhëruesit se kush janë vrasësit e 4 qytetarëve në një kohë kur protesta ishte drejt shpërndarjes. Prokuroria e Tiranës ka hetim që zgjat prej 12 vjetësh, por edhe nuk ka konkretizuar asgjë. I kërkon Prokurorisë së Tiranës por edhe SPAK për të ndëshkuar krimet e zyrtarëve të lartë në këtë vend dhe një njoftim objektiv i 21 janarit pas daljes së asaj kasete. Bëmë refomën në drejtësi, presim që kjo drejtësi të bëjë drejtësi për 21 janarin. Nuk heton qeveria, por drejtësia. Provat aty kanë qenë, por sot SPAK dhe Prokruroria duhet që t'u japin përgjigje 21 janarit. Pres edhe tani që SPAK të nisë hetimet, nuk ka të bëjë hetimi i deritanishëm sikur është hetuar. Jo, është krim shtetëror dhe për këtë nuk është hetuar asnjë ditë. Edhe pse ato qytetarë u vranë nga pushkët e pushtetit. Sali Berisha e thotë më zë e figurë, e thotë më mburrje, madje e thotë do kisha marrë edhe vetë snajperin dhe do kryeja vrasje,"-tha Ulsi Manja

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

ulsi manja 21 janar 2011 familjaret e viktimave te 21 janarit

Sondazh

Poll