21 Janar 2023, 18:23
Nga k.m.
Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar të dhënat më të fundit lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Në fjalën e tij gjatë emisionit të Nisida Tufa "Kjo javë", Artan Hoxha tha se i qëndron versionit të tij, se Martinaj është eliminuar. Por gjithashtu ka nxjerrë në pah edhe faktin që deri më tani nuk ka pasur asnjë vrasje.
"Autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje, por versioni i tyre është afër me atë që kanë thënë unë. Kemi të bëjmë me një rrëmbim, zhdukje dhe eliminim fizik. Janë futur shumë pista, ka shumë kontrolle. Por ende nuk ka një përgjigje zyrtare se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj. Tani rrethi i tij është jashtë loje tani, pas zhdukjes së tij, vrasjet u zhdukën si me thikë,"-tha Ervis Martinaj.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.
Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë gjurmë. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version. Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit, por efektivi deri më tani nuk ka hapur gojë./Dosja.al
ervis martinaj zhduket ervis martinaj artan hoxha
Aktualitet
21 Janar 2023, 18:18
k.m.
]
Artan Hoxha dhe Plarent Dervishaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar takimin që ka pasur me Plarent Dervishajn në Dubai, ...
Aktualitet
21 Janar 2023, 18:15
k.m.
Artan Hoxha dhe Ndrea Prendi
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjet e ndodhura në 21 janar 2011, ku mbetën të vrar&eum...
Aktualitet
21 Janar 2023, 17:39
k.m.
Pamje nga Lezha
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputje të dherave në fshatin Manati të Lezhës d...
Aktualitet
21 Janar 2023, 17:35
k.m.
Rama dhe familjarët e viktimave
TIRANË- Sot, është 12-vjetori i protestës së 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 p...
Aktualitet
21 Janar 2023, 17:13
a.l
Aleks Nika
SHKODËR- Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulta, reshje dëbore dhe shiu...
Aktualitet
21 Janar 2023, 17:11
k.m.
Foto ilustruese
SKRAPAR- Reshjet e dëndura të dëborës disa automjete kanë mbetur të bllokuara në Malin e Tomorrit. Polic...
Aktualitet
21 Janar 2023, 16:56
a.l
Moti në Kosovë
KOSOVË- Qindra shtëpi e mijëra hektarë tokë të përmbytura, këto janë pamjet që v...
Aktualitet
21 Janar 2023, 17:05
k.m.
Aleks dhe Ndue Nika
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë fotot që i ka bërë babait të Aleks Nikës, Ndue ...
Aktualitet
21 Janar 2023, 16:57
k.m.
Foto ilustruese
Pas tre vite pandemi, ku predominonte virusi i SarCOV, tanimë viruset dhe bakteriet në qarkullim janë rikthyer më agres...
Aktualitet
21 Janar 2023, 16:49
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pranë stacionit të trenit. Ngjarja ...