Aktualitet

21 janari, Artan Hoxha ringre PIKËPYETJET: Kush ia nxiu syrin Ndrea Prendit? Guri nuk i hynte dot nga skafandra

Artan Hoxha ngriti edhe njëherë pikëpyetje lidhur me dëmin fizik të Ndrea Prendit.

21 Janar 2023, 18:15 Nga k.m.
21 janari, Artan Hoxha ringre PIKËPYETJET: Kush ia nxiu syrin Ndrea
Artan Hoxha dhe Ndrea Prendi

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjet e ndodhura në 21 janar 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Gjatë fjalës së tij në emisonin "Kjo Javë" nga Nisida Tufa, Artan Hoxha ngriti edhe njëherë pikëpyetje lidhur me dëmin fizik të Ndrea Prendit.

"Kush ia nxiu syrin Ndrea Prendit? Ai nuk është dëmtuar me gurë sepse nuk ka qenë me skafandër? Atë guri nuk e kapte dot sepse ishte i armatosur dhe me fytyrë të mbuluar,"-tha Artan Hoxha.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

artan hoxha ndrea prendi 21 janar 2011

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2023, 16:49 k.m.

Plagosje me thikë në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pranë stacionit të trenit. Ngjarja ...