Aktualitet

'Kush donte të më vriste mua?'/ Artan Hoxha tregon takimin me Plarent Dervishaj në Dubai: SPAK e BKH i shkuan tek shtëpia, nëna e moshuar e mori në telefon

Madje tregoi se kur BKH dhe SPAK shkuan në banesën e tij për të kontrolluar gjetën aty vetëm nënën e tij 73-vjeçare, e cila i ka lidhur ata me të birin. Për Hoxhën, sulmi ndaj Dervishajt ka prapavijë politike. 

21 Janar 2023, 18:18 Nga k.m.
]'Kush donte të më vriste mua?'/ Artan Hoxha tregon takimin
Artan Hoxha dhe Plarent Dervishaj

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar takimin që ka pasur me Plarent Dervishajn në Dubai, personazhin i cili akuzohet se ka lidhje me atentatin që iu bë 4 vite më parë ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Në emisionin e Nisida Tufës, “Kjo Javë”, Artan Hoxha tha se se ai vetë e ka takuar Dervishajn në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku ai ka këmbëngulur mbi atentatin ndaj tij, ndërsa vijoi se goditja e fundit e drejtësisë ndaj tij është një përpjekje për “asgjësimin” e grupit të Dervishajt dhe prerjen e financimeve të tij. 

Madje tregoi se kur BKH dhe SPAK shkuan në banesën e tij për të kontrolluar gjetën aty vetëm nënën e tij 73-vjeçare, e cila i ka lidhur ata me të birin. Për Hoxhën, sulmi ndaj Dervishajt ka prapavijë politike. 

"E kam takuar kur isha në Dubai, edhe ai këmbëngulte se kush ishin autorit e atentatit ndaj tij. Goditja e fundit duket se një përpjekje e fundit për t'i dhënë fund grupit të Plarent Dervishajt. Ditën që është bërë operacioni, SPAK ka shkuar në banesën e tij, ka gjetur nënën e tij 73 vjeç. Ajo është trembur dhe ka komunikuar me të birin, dhe Plarent Dervishaj ka folur me ta. U ka thënë: Me çfarë vendimi keni ardhur aty? Imagjino, personi që duhet të arrestonin, flet vetë në telefon me ta. Janë arrestuar njerëz që punojnë në biznese të tij. Goditja e Plarent Dervishajt është një goditje me sfond politik. Ai është goditur për herë të parë para zgjedhjeve parlamentare dhe po goditet tani para zgjedhjeve lokale. Unë uroj të jetë thjesht rastësi dhe të mos kenë lidhje. SPAK duhet të zbulojë se kush është përfshirë në atentatin ndaj Dervishajt, të cilët më rezultojnë me lidhje shumë të forta politike Dervishaj po goditet me sfond politik,"-tha Artan Hoxha.

artan hoxha plarent dervishaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2023, 16:49 k.m.

Plagosje me thikë në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pranë stacionit të trenit. Ngjarja ...