Aktualitet

21 JANAR- 12 vite nga vrasja e 4 protestuesëve/ Rama "show" me karafila, Genc Sejko: Po të ishte njeri, drejtësia do ishte në klasë të shtatë

Genc Sejko, aktivist dhe i njohur për memet ka ironizuar sistemin e drejtësisë, ndërkohë që Briken Fejzullai vë re prezencën e karafilave.

21 Janar 2023, 17:35 Nga k.m.
21 JANAR- 12 vite nga vrasja e 4 protestuesëve/ Rama "show" me
Rama dhe familjarët e viktimave

TIRANË- Sot, është 12-vjetori i protestës së 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 persona në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Përveç familjarëve që shkojnë dhe kryejnë homazhe në vendin ku kanë rënë katër qytetarët, por edhe kësaj herë nuk i janë ndarë as politikanët. Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste. Secili me nga një karafil në dorë.

Genc Sejko, aktivist dhe i njohur për memet ka ironizuar sistemin e drejtësisë, ndërkohë që Briken Fejzullai vë re prezencën e karafilave.

POSTIMET NË RRJET:

Genc Sejko: Po të ishte njeri, drejtësia për 21 janarin do të ishte sot në klasë të shtatë.

21 JANAR- 12 vite nga vrasja e 4 protestuesëve/ Rama "show" me

Briken Fejzullai: Gëzuar 21 janarin, ditën e KARAfilave në bulevard!

21 JANAR- 12 vite nga vrasja e 4 protestuesëve/ Rama "show" me

Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

21 janar 2011

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2023, 16:49 k.m.

Plagosje me thikë në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pranë stacionit të trenit. Ngjarja ...