Sport

Dëmi qindra milionësh që mund të pësojë Juvja, nëse nuk fiton apelin dhe largohet nga pjesëmarrja në kupat e Europës…

Çfarë mund të përfitojë Juventusi në apelimin e tyre kundër vendimit -15 dhe sa shkatërrues do të jetë nëse nuk arrijnë në Europë? Faktet janë të qarta!

21 Janar 2023, 11:59 Nga DOSJA

Dëmi qindra milionësh që mund të pësojë Juvja,

ITALI - Skandali i “Plusvalenzave” e ka çuar Juventusin të përballet me “kambanën” e madhe të zbritjes së 15 pikëve në sezonin aktual, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë Sportive të vendit. Sot, "Zonja e Vjetër" është në -12 nga pozicionet kryesore në Europë.

Drejtuesit e klubit me anë të një njoftimi theksojnë se vendimin do ta ankimojnë në Këshillin e Garancive Sportive (kanë liri veprimi brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit).

Çfarë mund të arrijnë dhe çfarë kërkojnë përmes kësaj lëvizjeje? Siç raportojnë mediat në Itali, “bardhezinjtë” nuk mund të fitojnë ulje pikësh, por mund të shfajësohen nëse vendimi i gjykatës nuk konsiderohet i saktë. Organi në fjalë nuk ka kompetencë të ndryshojë dënimin e vendosur tashmë për klubin Torino.

Kujtojmë se përveç skuadrës, Fabio Paratici është dënuar me 2.5 vite të ndaluar nga veprimtaritë e futbollit, Andrea Agnelli 2 vjet , Pavel Nedved 8 muaj dhe Cherubini 4 muaj. “Kompania është në pritje të publikimit të arsyeve të vendimit dhe njofton që tani paraqitjen e ankimimit pranë Këshillit të Garancive Sportive (Collegio di Garanzia dello Sport) në përputhje me kushtet e Kodit të Drejtësisë Sportive”,- thuhet në përmbledhje eë njoftimit.

Kujtojmë se prokuroria e Torinos kishte hapur një hetim për të dhëna të rreme kontabël dhe lëvizje fondesh në vlerën 50 milionë euro nga nëntori i vitit 2021. Hetimi kishte të bënte me bilancet e viteve 2019, 2020 dhe 2021, pasi kishte të dhëna të forta për falsifikimi dhe fshehja e të dhënave financiare.

Juventus fillimisht ishte shpallur i pafajshëm, së bashku me dhjetë skuadra të tjera, për këtë çështje në pranverën e vitit 2022, por gjykata federale e apelit pranoi kërkesën e prokurorit për të rihapur çështjen. Dhe më në fund ju erdhi masa e rëndë.

Dëmi i madh financiar që mund të pësojë Juventusi

Siç mund ta shihni në grafikun e mëposhtëm, Juventusi ka hedhur në arkat e tij 419.000.000 euro gjatë 5 viteve të fundit nga të ardhurat që ka siguruar skuadra nga pjesëmarrja në Champions League. Shumë më shumë se Interi (225 milionë euro), Roma (201), Napoli (193).

Vetëm në sezonin 2021-2022 fitoi 76.000.000 euro, me kalimin në “16” të Champions League, 7.000.000 euro më pak, pasi të ardhurat televizive ishin reduktuar.

Dëmi qindra milionësh që mund të pësojë Juvja,

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll