Sport

Pumas në Meksikë nxiton dhe ndërpret kontratën me brazilianin Daniel Alves…

Klubi Pumas (divizioni i parë meksikan) njoftoi të premten se kishte ndërprerë kontratën me Daniel Alves. Braziliani është mbajtur në paraburgim në Spanjë për një sulm të dyshuar seksual.

21 Janar 2023, 07:22 Nga DOSJA

Pumas në Meksikë nxiton dhe ndërpret kontratën me

MEKSIKE - Klubi Pumas, i kategorisë së parë meksikane ku luan Bani Alves, ishte i shpejtë për të reaguar ndaj akuzave kundër lojtarit. Ekipi njoftoi të premten se ka ndërprerë kontratën me brazilianin, i akuzuar për sulm seksual në Spanjë në një festë në klub nate.

“Me këtë vendim, klubi rikonfirmon angazhimin e tij që të mos tolerojë asnjë veprim nga asnjë anëtar i institucionit tonë, kushdo qoftë ai, për të cënuar frymën universitare dhe vlerat e tij”,- nënvizoi presidenti i UNAM-it, Leopoldo Silva.

Dani Alves kishte qenë objekt i një hetimi të hapur që nga 10 janari. Ai ishte caktuar në paraburgim të premten në Barcelonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll