Sport

Kupa e Francës 2023/ Ja sa do të përfitojnë klubet franceze në çdo raund?

Fituesi do të marrë pak më shumë se dy milionë euro për të gjithë rrugëtimin e tij në garë.

21 Janar 2023, 10:24 Nga DOSJA
Kupa e Francës 2023/ Ja sa do të përfitojnë klubet franceze

FRANCE - Fituesi i Kupës së Francës 2023 do të marrë një bonus prej 1.5 milionë euro dhe do të marrë një total prej pak më shumë se 2 milionë euro për të gjithë rrugëtimin e tij në kompeticion. Këtu janë detajet e shpërblimeve në çdo raund të eventit.

Një trasparencë shumë e bukur. Fituesi i Kupës së Francës 2023 do të marrë një bonus prej 1.5 milionë euro, kundrejt 950.000 eurove për finalistin fatkeq. Në total, për të gjithë rrugëtimin e tij në kompeticion, fituesi do të marrë 2.065.000 euro, nëse luan në Ligue 1 ose 2.087.500 euro nëse luan në një kategori më të ulët.

Sepse, në çdo raund, klubet franceze e përfshira në Kupën e Francës përfitojnë nga një bonus. Janë 7.500 euro që jepen në raundin e 7-të, 15.000 euro në raundin e 8-të, 30.000 euro në 1/32-të, 50.000 euro në 1/16-të.

Çerekfinalistët marrin shumën prej 135 mijë euro, ndërsa katër skuadrat e kualifikuara për në gjysmëfinale marrin nga 280 mijë euro. Shuma totale e FFF-së për këtë edicion të 106-të të Kupës së Francës arrin në 11.9 milionë euro. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll