Sport

Drejtuesit e futbollit brazilian synojnë të takojnë me Carlo Ancelottin...

Sipas faqes braziliane “uol”, federata braziliane po përgatitet të takohet me Ancelottin për postin e trajnerit të kombëtares së tyre.

21 Janar 2023, 11:22 Nga DOSJA
Drejtuesit e futbollit brazilian synojnë të takojnë me Carlo

BRAZIL - Pas largimit të Tite, FA braziliane ka vendosur të zgjedhë një trajner të profilit të lartë dhe për këtë arsye po planifikon një takim ballë për ballë me Carlo Ancelotti të Real Madridit në javët e ardhshme.

Trajneri italian ka kontratë me madrilenët deri në verën e vitit 2024, madje së fundmi ka thënë se nëse do të ishte në dorën e tij do të donte ta përfundonte deri në fund kontratën. Qëndrimi i tij krijoi një valë pesimizmi në federatën braziliane për rastin e tij, por jo tek të gjithë.

Presidenti i saj, Ednaldo Rodríguez dëshiron të ketë një takim të ngushtë me Ancelottin për të diskutuar me të. Sipas informacioneve që ka marrë nga njerëzit e fushës, trajneri italian sigurisht që do të ishte i gatshëm të paktën të diskutonte me të për projektin e kombëtares braziliane.

Në fakt, presidenti i CBF ka në krah edhe Ronaldon “Fenomenin”, i cili ishte i gatshëm ta ndihmonte në kontaktet me çdo objektiv-trajner të madh që kishte nga Europa.

Duhet të theksohet se Carlo Ancelotti nuk ka qenë kurrë trajner i kombëtares deri më tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll