Sport

Braziliani Marcelo, mbi 1 milion klikime vizita e tij te Real Madridi!...

Mbrojtësi brazilian pati mundësinë të ishte në Madrid dhe të vizitonte ‘shtëpinë’ e tij të vjetër te Reali.

21 Janar 2023, 11:34 Nga DOSJA

Braziliani Marcelo, mbi 1 milion klikime vizita e tij te Real Madridi!...

SPANJE - Marcelo, përveçse ka bërë historinë e tij në futboll, si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në historinë moderne, është edhe “mbreti” i rrjeteve sociale.

Legjenda, që luan për Olympiakos në Greqi, është shumë i dashur për familjen e Real Madridit dhe pas vizitës së tij në sallën e stërvitjes së "los blancos”, ku pati mundësinë të takojë sërish ish-shokët e tij të skuadrës, si Benzema, Vinicius, Militao, Alaba e të tjerë, ai krijoi.. ‘fortunë’ në rrjetet sociale të ekipit.

Postimi i fotove nga vizita e tij ka grumbulluar mbi 1.000.000 klikime në Instagram, me brazilianin që dëshmoi edhe një herë se sa popullor është.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll