Sport

Joana Sanz një mesazh prekës, pas masës me burg të vendosur ndaj Dani Alves…

Modelja i është drejtuar ‘stories’ në Instagram për të nisur mesazhin

21 Janar 2023, 07:39 Nga DOSJA

Joana Sanz një mesazh prekës, pas masës me burg të vendosur

MEKSIKE - Gjykatësi ka dekretuar pasditen e kësaj të premteje masën me paraburgim pa kusht për Dani Alves, pas akuzës për një sulm seksual në një klub nate në Barcelonë. Pas kësaj, mediat janë vendosur në dyert e shtëpisë së tij në kërkim të reagimit të bashkëshortes së tij, Joana Sanz.

Dhe e kanë pasur, por përmes rrjeteve sociale, ku modelja ka dashur të bëjë një kërkesë zemërthyese: "Ju lutem mediave që janë jashtë shtëpisë sime, të respektojnë privatësinë time në këto momente. Nëna ime ka ndërruar jetë një javë më parë",- ka shkruar ajo në 'stories' e saj në Instagram.

Dhe vazhdon: "Mezi kam filluar të mendoj se ajo nuk është më aty për t'u munduar nga situata e burrit tim. Kam humbur dy shtyllat e vetme të jetës sime. Kini pak empati, në vend që të kërkoni kaq shumë lajme në dhimbjen e të tjerëve, faleminderit”, iu lut ajo.

Joana Sanz një mesazh prekës, pas masës me burg të vendosur

Dhe pikërisht nëna e Joana Sanz, siç thotë ajo, i vdiq vetëm pak ditë më parë thuajse papritur, pasi u diagnostikua me një tumor tetorin e kaluar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll