Bota

Serbja u vra nga burri në SHBA/ Mesazhet e fundit të Anna Walsh: Mami, a mund të vish në Uashington? Brian dhe unë nuk jemi dakord për fëmijët

Milanka tregon se ende nuk mund ta besojë që Brian i ka vrarë vajzën duke shprehuar se Ana të jetë gjallë dhe të shfaqet.

20 Janar 2023, 16:51 Nga A.B
Serbja u vra nga burri në SHBA/ Mesazhet e fundit të Anna Walsh: Mami,
Ana Walsh, nena dhe autori

SHBA- Milanka Ljubiçiq, nëna e Ana Walsh-it, ka treguar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me vajzën e saj para se beogradasja të zhdukej më 1 janar të këtij viti, në Cohasset të Massachusetts. Milanka tregon se ende nuk mund ta besojë që Brian i ka vrarë vajzën duke shprehuar se Ana të jetë gjallë dhe të shfaqet.

Në një intervistë për 'Nova.rs', Milanka tregon se çfarë i ka thënë vajza e saj në ditët para se të zhdukej.

Më 25 dhjetor, Anna i dërgoi një mesazh nënës së saj dhe biseda e tyre ishte kështu:

Serbja u vra nga burri në SHBA/ Mesazhet e fundit të Anna Walsh: Mami,

Ana: Përshëndetje mami, a mund të vish nesër në Uashington?

Milanka: Çfarë do të thuash dhe pse po ma thua këtë tani? Duhet të ishte thënë disa ditë më parë

Anna: Unë dhe Brian nuk shkojmë mirë.

Milanka: Për çfarë?

Ana: Fëmijët.

Milanka: Ndoshta mundem për shtatë ditë. Duhet të marr edhe ilaçe. Nuk e di sa kohë do të qëndroja…

Ana: Nesër. Ju lutem. Për dy muaj

Milanka: Sa është ora fluturimi nesër?

Ana: "7 e mëngjesit ose 13:30...

Çfarë ka ndodhur me Anna Walsh?

Anna Walsh u zhduk natën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit. Bashkëshorti i saj Brian Walsh nuk e raportoi të zhdukur vetëm tre ditë më vonë. Nga hetimet u konstatua se ai ka penguar hetimet dhe në bodrumin e shtëpisë janë gjetur gjurmë gjaku dhe një thikë e përgjakur. Gjithashtu, u gjetën lecka të përgjakshme dhe një tapet, ndërsa policia amerikane dyshon se burri e ka vrarë. Brian Walsh ndodhet në paraburgim.

milanka ljubiçiq ana walsh

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2023, 16:24 k.m.

Zelenskyy takohet me drejtorin e CIA

Volodymyr Zelenskyy dhe William Burns KIEV- Drejtori i CIA-s, William Burns, udhëtoi në mënyrë sekrete në Kiev në fund të...