Bota

Finlanda premton 400 milionë euro ndihmë për Ukrainën, mund të shtojë edhe versionin e tankeve 'Leopard 2'

Donacioni i ri do të trefishonte vlerën totale të ndihmës mbrojtëse të Finlandës për Ukrainën, duke e çuar totalin deri më tani në 590 milionë euro, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

20 Janar 2023, 16:43 Nga a.l
Finlanda premton 400 milionë euro ndihmë për Ukrainën, mund
Ukrainë

UKRAINË- Finlanda njoftoi të premten një donacion të ri prej më shumë se 400 milionë euro (434 milionë dollarë) pajisje mbrojtëse për Ukrainën, pa përfshirë tanket e rënda Leopard 2, të cilat tha se mund t'i dërgojë gjithashtu nëse ka një marrëveshje me aleatët. Donacioni i ri do të trefishonte vlerën totale të ndihmës mbrojtëse të Finlandës për Ukrainën, duke e çuar totalin deri më tani në 590 milionë euro, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja. 

Miika Pynnonen, këshilltare speciale e ministrit të mbrojtjes të Finlandës, tha se një vendim për dhurimin e tankeve Leopard 2, nga të cilët Finlanda ka rreth 200, do të merret veçmas, pas diskutimeve me aleatët në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

"Mund të them vetëm se kjo paketë nuk përfshin tanke Leopard. (...) Ai përbëhet nga armatime të rënda dhe municione," tha Pynnonen.

Finlanda kishte treguar më herët se mund të dërgonte tanke Leopard të prodhimit gjerman nëse do të kishte marrëveshje midis aleatëve./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2023, 16:24 k.m.

Zelenskyy takohet me drejtorin e CIA

Volodymyr Zelenskyy dhe William Burns KIEV- Drejtori i CIA-s, William Burns, udhëtoi në mënyrë sekrete në Kiev në fund të...