Bota

Shpërthen rrjeti/ Cilat janë arsyet e vërteta për grindjen e Marie Sandal me Letitia-n e Spanjës

Shtypi spanjoll shkruan se Marie Sandal i ka kërkuar falje Letitias për komentet e saj në rrjetet sociale në të kaluarën, diçka që megjithatë për ata që njohin personalitetin dhe mentalitetin e të dyja femrave është thuajse e pamundur të ketë ndodhur.

20 Janar 2023, 16:16 Nga a.l
Shpërthen rrjeti/ Cilat janë arsyet e vërteta për grindjen e
Marie sandal Letitia

SPANJË- Prej dy ditësh, mediat spanjolle janë mbushur me foto të Marie Sandal me Letitia alla bracetta të Spanjës, me titujt që festojnë për pajtimin e tyre.

Në realitet, megjithatë, duket se ka një armëpushim të përkohshëm midis të dyve për shkak të zisë për vdekjen e ish-mbretit, që përshkon të dy familjet, dhe Glysburgët dhe Burbonët pasi Kostandini ishte vëllai i preferuar i Mbretëreshës Sofia të Spanjës.

Madje, shtypi spanjoll shkruan se Marie Sandal i ka kërkuar falje Letitias për komentet e saj në rrjetet sociale në të kaluarën, diçka që megjithatë për ata që njohin personalitetin dhe mentalitetin e të dyja femrave është thuajse e pamundur të ketë ndodhur, shkruajnë mediat e huaja. 

Arsyeja e sherrit

Marrëdhëniet e këqija mes dy femrave kanë nisur shumë kohë më parë, shumë më parë se ato të bëheshin të njohura me episodin e famshëm mes Letitisë dhe Sofjes.

Në vitin 2018, në meshën e Pashkëve të mbajtur në Katedralen Palma de Mallorca, Letitia dhe nëna e bashkëshortit të saj Felipe, Mbretëresha Sofia, debatuan para kamerave. Më pas këto imazhe bënë xhiron e botës.

Mbretëresha e atëhershme e Spanjës, Sofia, donte të fotografohej me mbesat e saj, Princeshën Leonor dhe Princeshën Sofia. Megjithatë, Letitia ndërhyri dhe në një mënyrë të pakëndshme u përpoq të largonte vajzat e saj nga vjehrra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Royal Addicted (@royaladdicted_new)

Komenti i Marie Sandal

Në atë kohë, Marie Sandal komentoi në Twitter: “Asnjë gjyshe nuk e meriton këtë lloj trajtimi! Letitia zbuloi fytyrën e saj të vërtetë', duke bërë që postimi i saj të bëhej ballëfaqja e të gjitha tabloideve të huaja. Për më tepër, komentet e Marie Sandal thuhet se shkaktuan një ngrirje midis marrëdhënieve të familjes mbretërore spanjolle me atë të ish-mbretit Konstantin.

Por grindja mes Marie Sandalit dhe Letitias nis shumë më herët dhe ka shkaqe më të thella. Thjesht episodi me Sofinë dhe mbesat e saj ishte rasti që ajo të bëhej e njohur publikisht.

Letitia dhe Marie Sandal janë të dyja gra shumë dinamike, por ato vijnë nga prejardhje të ndryshme sociale dhe kanë këndvështrime krejtësisht të ndryshme për gjërat.

marie sandal

Sondazh

Poll