Bota

Pas Kosovës diplomatët nisen drejt Serbisë, takohen me Vuçiç

Ata kanë ardhur në Beograd nga Prishtina, ku më herët gjatë ditës së sotme kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

20 Janar 2023, 16:01 Nga I.A
Pas Kosovës diplomatët nisen drejt Serbisë, takohen me
takimi i vucic me diplomatet

SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Presidentit të Republikës së Francës dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bono dhe Jens Plettner dhe këshilltarit diplomatik të Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Tala.

Ata kanë ardhur në Beograd nga Prishtina, ku më herët gjatë ditës së sotme kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Katërshes së madhe iu bashkua edhe Francesco Talo, këshilltari politik i kryeministrit italian Georgia Meloni. Arsyet e hyrjes së Italisë në rrethin e vendeve që do të përcaktojnë dhe kontrollojnë hapat e mëtejshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

aleksandër vuçiç miroslav lajçak gabriel escobar diplomatet ne kosove e serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll