Bota

Pamje satelitore, si duken 'strehat' ku fshihej bosi i 'Cosa Nostras' (FOTO)

Apartament në katin e parë të një pallati të verdhë në Campobello di Mazara, një qytet i vogël në zonën e Trapanit. 

20 Janar 2023, 15:46 Nga a.l
Pamje satelitore, si duken 'strehat' ku fshihej bosi i 'Cosa
pamjet me hartë

ITALI- Pamjet që shihni më poshtë tregojnë vendet ku bosi i mafias 'Cosa Nostra' fshihej prej 30 vitesh. Apartament në katin e parë të një pallati të verdhë në Campobello di Mazara, një qytet i vogël në zonën e Trapanit. Pikërisht aty policia zbuloi strehën e tretë të bosit Matteo Messina Denaro, i cili përfundoi në pranga pas 30 vitesh në arrati. Disa qindra metra nga shtëpia në vicolo San Vito e identifikuar pak orë pas blicit, në të cilën u gjetën dokumente me iniciale dhe jo shumë larg bunkerit të gjetur më vonë nga policia financiare.

Pamje satelitore, si duken 'strehat' ku fshihej bosi i 'Cosa
harta

Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

matteo messina denaro

Sondazh

Poll