Bota

"Më falni, gabim"/ BBC kërkon ndjesë për titullin seksist pas 'dorëheqjes' së kryeministres së Zelandës së Re: A mund t'i kenë gratë vërtet të gjitha?

42-vjeçarja njoftoi dje se do të japë dorëheqjen në fillim të shkurtit pas pesë vitesh e gjysmë në pushtet, duke thënë se "nuk ka më energji" për një mandat të ri.

20 Janar 2023, 16:18 Nga k.m.
"Më falni, gabim"/ BBC kërkon ndjesë për titullin
Jacinda Ardern

ZELANDA E RE- Pas akuzave për seksizëm, BBC ka pranuar se titulli i një lajmi për dorëheqjen e kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern ishte "i papërshtatshëm". 42-vjeçarja njoftoi dje se do të japë dorëheqjen në fillim të shkurtit pas pesë vitesh e gjysmë në pushtet, duke thënë se "nuk ka më energji" për një mandat të ri.

Në mbulimin e lajmit, BBC World më pas ndau një artikull në mediat sociale me titullin: Jacinda Ardern jep dorëheqjen: a mund t'i kenë gratë vërtet të gjitha?

"Më falni, gabim"/ BBC kërkon ndjesë për titullin

Fraza shkaktoi bujë në rrjetet sociale, me shumë përdorues të rrjetit që e quajtën atë seksiste.

“Ne e kuptuam shpejt se titulli origjinal nuk ishte i përshtatshëm dhe e ndryshuam atë. Ne kemi fshirë gjithashtu postimin në Twitter të lidhur me artikullin,"- tha një zëdhënës i BBC për AFP sot.

Jacinda Ardern ka qenë një lidere dhe një heroinë ndërkombëtare për vite me radhë. Falë saj, shumë gra të tjera kanë ambicie më të mëdha dhe do të përjetojnë sukses më të madh. Gjatë mandatit të saj, Ardern është marrë me pandeminë Covid-19 , një shpërthim vullkanik vdekjeprurës dhe sulmin më të keq terrorist në historinë e vendit, masakrën e 51 besimtarëve myslimanë në një xhami në Christchurch në vitin 2019.

jacinda ardern

Sondazh

Poll