Politike

Jo vetëm Rozeta, tjetër pastruese i bën "namin" zyrtarit, Artan Hoxha: Merrte vetëm ç'gjente në xhepa, aq i mjaftonin

Artan Hoxha tha se zyrtari i lartë kishte vendosur kamera dhe zbuloi vjedhjen e pastrueses.

19 Janar 2023, 21:58 Nga k.m.
Jo vetëm Rozeta, tjetër pastruese i bën "namin"
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar historinë e një tjetër zyrtari të lartë që ishte grabitur gjithashtu nga pastruesja e tij. Në fjalën e tij për emisionin "Të paekspozuarit", Artan Hoxha tha se zyrtari i lartë kishte vendosur kamera dhe zbuloi vjedhjen e pastrueses.

"Një zyrtar tjetër dyshonte se po i vidhte pastruesja. Tek këto rezidencat. I instaloi kamerat në shtëpi dhe zbuloi se po e vidhte pastruesja. Ishte tjetër jo Rozeta dhe nuk e denoncoi, thjesht largoi pastruesen. Ajo merrte, çfarë gjente vetëm nëpër xhepa. Nuk merrej fare me kasaforta. Aq i mjaftonte asaj,"-tha ndër të tjera, Artan Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll