19 Janar 2023, 21:41
Nga k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për marrëdhëniet e saj me qeverinë dhe konkretisht kryeministrin Edi Rama. Në mbrëmjen e sotme, në një intervistë për emisionin "Real Story", ambasadorja Kim tha se SHBA janë shumë krenarë që janë partnerë realë me Shqipërinë. Ndër të tjera, Kim komentoi se marrëdhënia e saj me kryeministrin Edi Rama ëhstë tërësisht institucionale dhe jo personale.
PJESË NGA BISEDA:
Sokol Balla: Viti 2022 ka qenë vit i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara, sidomos meqenëse ishte njëqind-vjetori i marrëdhënieve tona. Mendoj se për një ambasadore, është edhe diçka me fat.
Ambasadorja Yuri Kim: Shumë me fat. Isha me fat që erdha në Shqipëri dhe shumë me fat që patëm mundësinë të festojmë 100 vjet marrëdhënie SHBA-Shqipëri – fillimin e atyre marrëdhënieve në vitin 1922 dhe më pas, vitin e mëparshëm, festuam 30-vjetorin nga ri-vendosja e marrëdhënieve. Ndaj, ndihem shumë mirë për këtë. Dhe ke plotësisht të drejtë, 2022 ishte një vit i madh në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në fushat e demokracisë, mbrojtjes, dhe biznesit. Arritje të jashtëzakonshme, historike do të thosha. Dhe jam e lumtur që do të kemi mundësinë të flasim për disa nga këto sot.
Sokol Balla: Dhe le ta fillojmë nga fakti që 2022 ishte vit i rëndësishëm edhe për shkak të ngjarjeve dramatike të konfliktit në Ukrainë dhe faktin që për herë të parë ndoshta nga ardhja në pushtet e Vladimir Putin, ka një përballje të vërtetë mes tij, Rusisë dhe perëndimit. Dhe Shqipëria në të njëjtën kohë u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe, në bashkëpunim me ju, luajti një rol të rëndësishëm për këtë, apo jo?
Ambasadorja Yuri Kim: Po. Një nga gjërat që vërej gjatë kohës time këtu – dhe në fakt, javën që vjen, saktësisht më 22 janar, do të kem fiks tre vite që kur erdha në Shqipëri. Një nga gjërat që vërej është, e para: që ky është një vend i madh me njerëz jashtëzakonisht të ngrohtë, punëtorë dhe të zgjuar. E dyta që vërej është që harxhojmë shumë kohë në këtë vend duke folur për gjërat që janë gabim. Nuk harxhojmë shumë kohë duke folur mbi gjërat që janë drejt. Dhe ajo që dua të them sot është se kur e sheh Shqipërinë, se nga ka ardhur, ku është sot dhe ku mund të arrijë në të ardhmen, ka shumë arsye për optimizëm. Në vetëm pak vitet e fundit: Shqipëria është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ulet përkrah Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, si vend që flet për çështje globale, përfshi Ukrainën dhe në fakt, Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare që janë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë për të gjitha çështjet e lidhura me Ukrainën.
Po drejtojmë agjendën globale për këtë çështje dhe nuk mendojmë se ndokush tjetër mund të ishte partner më i mirë. Kur Shqipëria flet për mizorinë e diktaturës, kur Shqipëria flet për rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, kur Shqipëria flet për të drejtën, të drejtën e popullit ukrainas dhe kombit ukrainas për të ekzistuar, bota dëgjon, sidomos ngaqë Shqipëria flet nga këndvështrimi i saj historik, ndaj është shumë e vyer. Siç e dini, kemi rritur marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë edhe në frontin e mbrojtjes. Ndaj, jemi shumë krenarë që jemi partnerë, partnerë realë me Shqipërinë. Marrëdhënia midis qeverive tona është më e fortë se kurrë. Marrëdhënia midis popullit shqiptar dhe popullit të Shteteve të Bashkuara është më e fortë se kurrë. Dhe një nga gjërat e mëdha që bëmë në 2022 ishte dhe rritja e vlefshmërisë së vizave nga tre vjet në dhjetë vjet, çka do të thotë se shqiptarët po i ndjekin rregullat gjithnjë e më shumë kur vjen fjala te vizat. Dhe synimi ynë, si Shtetet e Bashkuara, është të arrijmë në një pikë ku mjaftueshëm njerëz ndjekin rregullat, ka mjaftueshëm begati dhe mjaftueshëm shkëmbime midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë sa të mund të mos kemi viza. Pra, ky është synimi i madh dhe mendoj se do arrijmë atje.
Nuk mund të kërkonim partner më të mirë, qoftë në Këshillin e Sigurimit, në NATO, për çështje kritike. Për shembull, vendimi i Shqipërisë për të qenë vendi i parë që doli vullnetar për të marrë afganët që po iu iknin talibanëve, për t’iu dhënë një strehë të sigurt për pak muaj rrugës për në Shtetet e Bashkuara për një jetë të re. Është diçka shumë e respektueshme që bëri ky vend
yuri kim edi rama
Politike
19 Janar 2023, 21:29
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për arrestimet e zyrtarëve të lartë, të ashtu...
Politike
19 Janar 2023, 21:20
A.B
Edi Rama
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama komentoi në Forumin Botëror Ekonomik për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evro...
Politike
19 Janar 2023, 21:16
A.B
Paneli
ZVICËR- Kryeminisitri Edi Rama mori pjesë sot në bashkëbisedimin “Zgjerimi i horizonteve të Europës'. Ai is...
Politike
19 Janar 2023, 20:56
A.B
Edi Rama
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për rrugëtimin e Shqipërisë d...
Politike
19 Janar 2023, 21:10
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria është në rrug...
Politike
19 Janar 2023, 21:05
k.m.
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se për zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Demokratike d...
Politike
19 Janar 2023, 20:41
A.B
Edi Rama
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama iu drejtua Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola duke i thënë: Carma is a bi...
Politike
19 Janar 2023, 20:02
A.B
Sotiraq Filo
KORÇË- Dega e Partisë Demokratike në Korçë ka ndarë reagimin e qytetarëve teksa kanë hasur po...
Politike
19 Janar 2023, 19:52
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- 40 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lejimin e lënies s&e...
Politike
19 Janar 2023, 19:23
A.B
Edi Rama dhe Eli Cohen
ZVICËR- Kryediplomati izraelit Eli Cohen dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë takuar në...