Politike

Çështja e zgjerimit të BE-së, Rama: Shumë vende të unionit nuk do t’i plotësonin kriteret sot, do e kishin të pamundur të futeshin brenda

Rama u shpreh se procedurat dhe kriteret që një vend të bëhet pjesë e familjes së BE-së kanë ndryshuar rrënjësisht.

19 Janar 2023, 21:20 Nga A.B
Çështja e zgjerimit të BE-së, Rama: Shumë vende
Edi Rama

ZVICËR- Kryeministri Edi Rama komentoi në Forumin Botëror Ekonomik për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Rama u shpreh se procedurat dhe kriteret që një vend të bëhet pjesë e familjes së BE-së kanë ndryshuar rrënjësisht.

Ai tha se shumë vende të unionit nuk do të anëtrësoheshin dot në BE, duke marrë parasysh kriteret që BE kërkon sot.

Procesi i integrimit ka ndryshuar plotësisht është bërë neurotik dhe i padrejtë çka është e mirë për ne pasi stërvitim nervat. Por nëse do të bënin të njëjtën gjë si po na e bëjnë ne, shumë vende të BE nuk do të ishin të afta të hynin vetë, do ta kishin të pamundur. Dhe nuk po flas për vende komuniste, por dhe nga themeluesit. Më besoni. Ky është realiteti”, tha kryeministri.

edi rama rama ne davos

Sondazh

Poll